18:28 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rinia Demokratike në aksion, rregullon parkun e qytetit në Prishtinë

Pas aktivitetit në fshatin Butovc, Dega e PDK-së në Prishtinë ka vazhduar aksionin e rradhës në përmirësimin e hapësirave publike dhe ambientit të kujdesit.

Aksioni ka të bëjë me riparimin e parkut të parkut të qytetit, duke ngjyrosur, ndërtuar dhe rikuperuar mjetet e dëmtuara në park, si karriget, tavolinat, lodrat e fëmijëve dhe këndin e lojërave të shahut, shkruan Indeksonline.

Ky aksion i rregullimit u bë nga Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prishtinë, për çka sipas postimit të tyre zyrtarë në Facebook, u bë në mënyrë të vullnetshme dhe nuk kushtoi shumë.

 

Ky është postimi i plotë:

Pas aktivitetit që përfundova me sukses në fshatin Butovc, tani kemi ndërmarrë një aksion tjetër për riparimin dhe rregullimin e hapësirave në parkun e qytetit, duke ngjyrosur, ndërtuar dhe aftësuar një pjesë të parkut me karrige, tavolinë për shetitësit por edhe këndin për shah dhe lojra e shumta e fëmijëve Ky
aksion i rregullimit të një pjese të parkut nga ana e Rinisë Demokratike, nuk kërkoi shumë investime, por kërkon më shumë vullnet dhe dëshirë për të bërë mjedis të përshtatshëm dhe të bukur për qytetarët, në veçanti për fëmijët “. / Indeksonline /.