14:02 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rinia e Nismas në Prizren pastruan “Marashin”

Rinia e Nisma Socialdemokrates Dega në Prizren të pritur nga deputeti dhe njëherësh Kryetari i Degës, Zafir Berisha dhe zëvendësministri i Diaspores dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi kanë marr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Përmes njoftimit të Nismës në Prizren, thuhet se  vetëm të bashkuar mund t’i shërbehet të mirës së përgjithshme dhe shoqërisë.

Bëhet e ditur se pastrimi është bërë në pjesën e qytetit, të njohur si “Marashi”.

“Rinia e NISMA-s Socialdemokrate -Dega në Prizren, përçoi mesazhin e senzibilizimit dhe vetëdijësimit tek qyetaria e Prizrenit dhe Kosovës, që të kujdesemi seriozisht për ambientin.

Një ambient më i pastër, do të thotë, një shoqëri më e shëndetshme, e një shoqëri më e shëndetshme, do të thotë se jemi më të pranueshëm dhe në koherencë të plotë, me të gjitha shoqëritë evropiane”, përfundon njoftimi i Nismes./Indeksonline/