08:04 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rinumërohen votat e 60% të vendvotimeve!

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate deri sot janë rinumëruar votat e 60% të vendvotimeve për të cilat vendosi PZAP-i.

Deri tashti janë rinumëruar votat e 840 vendvotimeve, shkruan Indeksonline.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Indeksonlinen.

Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar votat e 68 vendvotimeve.

Në përgjithsi, nga totali i vendovotimeve janë rinumëruar votat e 840 vendvotimeve.

“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë të së martës janë rinumëruar voatat e 68 vendvotimeve. Në përgjithësi, deri tashti në ditën e 7 janë rinumëruar votat e 840 vendvotimeve apo rreth 60%”, ka bërë të ditur Elezi.

Ky proces pritet që të zgjasë deri javën e ardhshme./Indeksonline/