20:12 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Rio Ferdinand bën thirrje që ky sezon i Ligës Premier të përjashtohet

Rio Ferdinand ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Anglisë që ky edicion të përjashtohet.

Legjenda e Manchester United ka thënë se pandemia coronavirusi ka pushtuar tashmë të gjithë Evropën dhe është duke u rrezikuar shëndeti i të gjithëve.

Sipas tij, Liverpooli duhet të sakrifikojë titullin e ligës angleze q nuk e ka fituar më shumë se 30 vite, në mënyrë që të jenë të gjithë të sigurt.

“Mendoj se Liga Premier duhet të përjashtohet”, ka thënë Ferdinand në faqen e tij në Instagram. “Thjeshtë përjashtojeni”.

“E di se shumë tifozë të Liverpoolit do të thonë: ‘Oh Rio, vetëm se ti mbështet Manchester Unitedin dhe tani është Liverpooli’. Nuk është ajo, por nuk shoh ndonjë mënyrë për ta përfunduar, nuk ka kompromise me shëndetin. Është e thjeshtë”, ka shtuar më tej ai.

Liverpooli është aktualisht 25 pikë larg vendit të dytë Manchester City dhe i duhen vetëm edhe gjashtë pikë që të fitojë titullin.