11:29 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / MSH

Riparimi i telefonit në Google rezulton në hyrje të të dhënave personale

Google Pixel është duke u ballafaquar me një mori ankesash nga konsumatorët.

Ankesa më e fundit erdhi nga Jane McGonigal, një dizajnere lojërash, e cila kishte dërguar telefonin e saj Pixel 5a në Google për riparim.

 Kjo e fundit pohoi se dikush nga kompania kishte shfrytëzuar rastin për të hakuar dhe ahpur telefonin e saj, duke shfletuar kështu emailin, Dropbox-in dhe Google Drive të saj.

Në një postim në Twitter, dizajnerja u ankua se kjo u bë vetëm për të nxjerrë të dhënat private dhe fotografitë e saj.

Ajo kishte dërguar telefonin e saj në muajin tetor në qendrën e riparimit Pixel në Teksas. Ndërkaq, nga kompania Google i kishin thënë se telefonin e saj nuk e kishin pranuar asnjëherë.

Por, McGonigal thotë se gjurmimi i postës FedEx i kishte konfirmuar arritjen e pajisjes në qendrën e riparimit.

Pasi e mori telefonin, McGonigal vuri re se ishte eleminuar kontrolli i verifikimit me dy faktorë dhe se kishte pasur aktivitet në llogaritë e saj.

Për telefonat Pixel të Google, në rast të prishjes apo dëmtimit, përdoruesit duhet të drejtohen në pikat e autorizuara në disa vende, ose duhet t’a nisin telefonin me postë për në selinë e Google.