12:38 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora befason adhuruesit para lansimit të albumit

Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga publikimi i albumit më të ri të këngëtares shqiptare, Rita Ora.

Por, para lansimit të ‘Phoenix’, ajo ka lansuar edhe këngën më të re ‘Falling To Pieces’, shkruan Indeksonline.

Përmes një publikimi në ‘Instagram’, Rita ka treguar për befasinë që solli për adhuruesit e saj.

“Falling To Pieces sapo u publikua! Një tjetër befasi para ‘Phonix’, që lansohet këtë të premte’, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që këngëtarja ka deklaruar se albumi i ri është dedikim për mikun e saj, Dj e ndjerë, Avicii./Indeksonline/

Temat: