22:36 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora “çmend” publikun në Tiranë: I kam flokët e kuqe sepse jam në Shqipëri

Këngëtarja me origjinë shqiptare, me famë botërore, Rita Ora ka ndezur sheshin Skënderbej mbrëmjen e sotme.

Rita performoi disa nga hitet e saj të njohura, ndërkohë që nuk harroi të përmendte Shqipërinë.

Edhe pse foli anglisht, Rita tha se sot i kishte flokët e saj të kuqe, sepse është në Shqipëri.