Rita Ora hynë në histori të top listave të Britanisë së Madhe
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora po vazhdon ta shkruaj emrin e saj me shkronja të arta në muzikën e Britanisë së Madhe, transmeton Indeksonline.
Me çdo projekt të saj po arrin të thyej ndonjë rekord ose të lë gjurmë në top lista. Kështu ka ndodhur edhe me këngën e fundit “Let You Love Me”.
Rita Ora ka hyrë në librat e historisë së top listave britanike si femra me më së shumti këngë solo në top dhjetëshe.
Kënga “Let You Love Me” është bërë kënga e 13të që hynë në top dhjetëshet e top listës britanike. Ajo për momentin është e pozicionuar në pozitën e gjashtë.
Përmes një postimi në Instagram Rita Ora ka falënderuar fansat e saj./Indeksonline/