11:04 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Rita Ora me veshje të njëjtë si Kylie Jenner

Sado që janë të famshme dhe të pasura, shpesh kemi parë që yjet hollivudiane shfaqen me veshje të njëjta.

Ndonëse Rita Ora shquhet për stilin unik dhe origjinalitetin në paraqitjet e saj, së fundmi ajo vjen me një veshje identike sikur të modeles, Kylie Jenner.

Një palë komplete rozë, ajo u shfaq në emisionin The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

Në të njëjtën veshje e pamë edhe Kylie-n në nëntor të vitit të kaluar, pikërisht në lansimin e linjës së kozmetikës së saj./Indeksonline/