14:09 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora ndryshon frizurën, vjen me pamje të re në Tiranë (Foto)

Rita Ora sonte pritet të përformojë para audiencës shqiptare.

Ajo do ta mbajë një koncert në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, ndërsa tashmë këngëtarja është nisur drejt Shqipërisë, shkruan Indeksonline.


Rita ka postuar disa fotografi në llogarinë Instagram ku shihet pak para fluturimit të aeroplanit, ndërsa shfaqet me flokë të kuqe, krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Ndryshe Rita në aeroplan përveç stafit të saj, është duke u shoqëruar edhe nga babai, ndërsa motra e saj dje ka arritur në Tiranë.

Pas koncertit në Tiranë, Rita do të performojë në Veronë të Italisë./Indeksonline/