Rita Ora për takimin me Haradinajn: Kënaqësi të flasim për të ardhmen e vendit tonë (Foto)
Rita Ora gëzoi një popull të tërë me pjesëmarrjen e saj në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo performoi live në sheshin e Prishtinës, ku thuhet se të pranishëm ishin afro 300 mijë persona, transmeton IndeksOnline.
Këngëtarja me famë botërore përmes rrjeteve sociale është shprehur tejet e kënaqur që ka takuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
“Ishte kënaqësi të takoja Kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe të flasim për të ardhmen emocionuese të vendit tonë”, ka shkruar Rita në rrjete sociale.
Kujtojmë se Rita menjëherë pas përfundimit të koncertit është larguar nga Kosova./IndeksOnline/