22:40 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora përshkruan udhëtimin e veçantë në Kosovë në kuadër të ‘UNICEF’

Rita Ora ka përshkruar vizitën e saj emocionale dhe të veçantë në vendin e saj të lindjes, Kosovë si pjesë e punës së saj si ambasadore e Unicef ​​në Mbretërinë e Bashkuar.  

Këngëtarja, 28 vjeçare, e cila u largua nga vendi si një fëmijë kur familja e saj u detyrua të largohej për shkak të konflikti, tha se udhëtimi për në vendlindjen e saj dhe për të takuar të rinjtë që ishin atje do të thotë shumë për të, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

“Takimi me fëmijët dhe familjet në vendin ku kam lindur ishte kaq i veçantë dhe duke parë punën që UNICEF bën për t’i mbështetur ata, më ka bërë më të vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozicionin tim për të mbështetur dhe për të bërë fushatë”, tha Rita.

“Familja ime u largua nga Kosova për shkak të konflikteve në kërkim të sigurisë dhe mundësive më të mira për të ardhmen. Sot është e mahnitshme të shohësh se Kosova është në paqe dhe fëmijët kanë qasje shumë më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe arsim cilësor”, vazhdoj tutje ylli kosovar.

Udhëtimi emocional i këngëtares me familjet do të dokumentohet në një film që do të transmetohet në Soccer Aid për Unicef ​​në ITV këtë të diel.

Ylli i muzikë, e cila është ambasador për bamirësinë, do të performojë gjysmë ore gjatë ndeshjes në Soccer Aid for Unicef .

Rita, e cila ka qenë një ambasadore Unicef ​​ që nga viti 2013, së fundi ka qenë e angazhuar në turneun e saj botëror ‘Phoenix’. 

Ajo pritet të vazhdojë koncertet e saj në të gjithë Evropën./Indeksonline/