12:40 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora publikon datat e turneut të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora ka publikuar data e turneut më të ri.

Turneu botëror ‘Phoenix World Tour 2019’ pritet të fillojë me 1 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa shitja e biletave fillon me datë 31 të këtij viti, shkruan Indeksonline.

27 vjeçarja ka publikuar data në llogarinë e saj të Instagramit, ajo u shpreh e lumtur që do të ketë mundësin të jetë pran fansave shumë shpejt përmes koncerteve.

“Jam shumë e lumtur që më në fund do të ju shoh të gjithëve, do të jetë argëtuese. Ejani të vallëzojmë së bashku në turne vitin e ardhshëm. Shitja e biletave fillon të mërkurën me 31 tetor. Ku do të ju shoh juve?, ka shkruan Rita./Indeksonline/

Temat: