17:49 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rita Ora shkëlqen me performancën në ‘X Factor Italy’

Këngëtarja shqiptare më famë botërore ka vazhduar me performancat e saj.

Rita Ora këtë herë u bë pjesë e spektaklit ‘X Factor Italy’ duke performuar hitin e saj të momentit ‘Let You Love Me’, shkruan Indeksonline.

Në disa imazhe të postuara në Ilogarinë e saj në Instagram, Rita ka sjell pamje nga dukja e natë së performancës.

“Faleminderi që më bëtë pjesë të juaj ‘X factor Itali’, mund ta shikoni performancën e këngës ‘Let you Love me’ online tani, kalova shumë mirë edhe pse ishte kohë e shkurt! Ndalesa e radhës Londra”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, Rita gjatë muajit nëntor pritet ta lansoj albumin e dytë në karrierë i cili do të përfshijë shumë bashkëpunime./Indeksonline/