14:28 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora sjell foto të pa publikuara më parë, tregon procesin e transformimit si Post Malone për ‘Halloween’

Tash kur po afrohet festa e ‘Halloween’ kanë filluar përgatitjet për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Janë edhe emrat e njohur në botë që  i kushtojnë rëndësi kësaj feste e sidomos kostumeve dhe ndryshimeve që do të bëjnë në natën e 31 tetorit, shkruan Indeksonline.

Të njëjtën gjë po e bën edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora e cila krahas përgatitjeve për këtë vit, është rikthyer në kohë për të kujtuar dukjen e saj nga viti I kaluar.

Atë kohë Rita ishte transformuar si miku i saj, reperi Post Malone, dukje e cila I kishte befasuar të gjithë.

29 vjeçarja përmes disa fotografie të pa publikuara më parë ka treguar gjithë procesin e transformimit që kishte realizuar.

Ndryshe, Rita pas angazhimeve në turne, ka filluar punën për projekte të reja./Indeksonline/