Rita Ora tjetërsohet për Halloween, kthehet në ‘mashkull’
Përgatitjet për festën e Haloween kanë filluar, shumë personazhe të njohura kanë përzgjedhur tashmë dukjen e tyre për natën më të frikshme të vitit.
Edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora po i gëzohet kësaj feste duke u shëndërruar komplet në një tjetër person, shkruan Indeksonline.
Rita këtë herë ka ndërruar gjinin duke u bërë ‘mashkull’, ajo ka vendosur që ti ngjajë mikut të saj, reperit të njohur Post Malone.
Disa imazhe dhe video të postuara nga vet ajo në llogarinë e saj personale në Instagram, Rita ka treguar se ka filluar festën e saj të Halloween-it dhe poashtu ka falënderuar për arritjen e 14 milion ndjekësve në Instagram./Indeksonline/