19:10 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Rita Ora zbulon tatuazhet e reja që ka realizuar në trup

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku ka zbuluar tatuazhet e reja që ka realizuar.

Rita kishte një tatuazh me temë astrologjike të një busulli të rrethuar nga yje dhe planetë të vendosur pranë siluetës së një gruaje.

Ajo më pas vazhdoi të tregojë tatuazhet e shumta të duarve dhe u tha ndjekësve se kishte shkuar në sallonin e tatuazheve për disa ‘ndërhyrje dhe disa tatuazhe të reja’.

Rita gjithashtu kishte shkruar fjalët durim dhe fuqi në të dyja duart.