13:00 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Ritmi i Rrugës ‘sërish’ bashkë

Pjesëtarët e grupit të njohur “Ritmi i Rrugës”, janë bërë bashkë ‘sërish’, por jo për t’u rikthyer si grup.

Së fundmi, Memli Krasniqi postoi një fotografi të re në instastory përmes së cilës ka uruar mikun e tij Arbër Recin për ditëlindje.

Imazhi i cili tregon bashkë të dy ish-anëtarët dhe themeluesit e grupit të dikurshëm, ka një urim mbi të. “Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Memli për Arbrin.

Ritmi i Rrugës nuk ekziston më si grup pasi Krasniqi dhe Reci shumë vjet më parë hoqën dorë përfundimisht nga muzika për të vazhduar me profesione të tjera.