75 Mall Live Search
18:49 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Riza Smaka kundërshton Behgjet Pacollin: Vizat nuk liberalizohen brenda vitit

Riza Smaka, jurist dhe një nga më të zëshmit nga ata që deklarojnë se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi i humb tokë Kosovës, ka thënë se deputetët nuk duhet ta ratifikojnë demarkacionin, por edhe po e ratifikuan, prapë vizat nuk do të liberalizohen brenda këtij viti.

Smaka nuk i beson Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, i cili ditë më parë deklaroi se me ratifikimin e marrëveshjes vizat liberalizohen në muajin shtator.

“Kjo marrëveshje nuk do të duhej të ratifikohej. Por, edhe po u ratifikua, liberalizimi i vizave nuk mund të ndodhë brenda një viti, pasi janë dy kërkesa tepër të vështira për të realizuar”, deklaroi Smaka në Klan Kosova.

“Pacolli thotë se vizat liberalizohen në shtator, por atë nuk e marrë serioz.isht, sepse ai shpesh ka thënë e ka ç’thënë, e edhe e ka harruar atë që ka thënë”.