08:34 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Robben lëndohet përsëri, nuk luan ndaj Liverpoolit

Veterani holandez i Bayern Munich vazhdon të jetë i pafat me lëndimet.

 Arjen Robben është lënduar sërish dhe do të humbasë përfundimisht sfidën me Liverpoolin të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Holandezi shpresonte se do të rikuperohej për këtë sfidë, por ai ka pësuar një lëndim tjetër që do e mbajë përgjatë tre javëve të tjera larg fushave të blerta.

35-vjeçari ka lënduar pulpën sapo është kthyer në stërvitje këtë javë. Ndeshja e fundit që ai ka luajtur ishte në nëntorin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Benficas, ku madje shënoi dy gola.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe Bayernit e zhvilluar në Anfield ishte mbyllur pa gola.