Robbie Williams dhe Aida Garifullina, perfomancë spektakolare në hapjen e Botërorit në Rusi (Foto)
Ka nisur ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit 2018.
Hapjen e kësaj ngjarjeje madhore që do të mbahet në Rusi e ka hapur sopranoja e famshme ruse Aida Garifullina dhe këngëtari anglez Robbie Williams.
Ata kënduar live dhe sollën një perfomancë spektakolare në stadiumin Luzhniki të Moskës.
Kampionati Botëror i Futbollit nis sot me ndeshjen midis Rusisë nikoqire dhe Arabisë Saudite./Indeksonline/