15:55 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Gjynah”, Egjipti pa Salahun mposhtet në minutën e fundit të ndeshjes (Video)

Egjipti ka qenë i pafat në përballjen me Uruguajin duke e humbur ndeshjen në minutën e fundit të takimit.

Pa Mohamed Salahun e lënduar, kombëtarja aziatike u mposht me një gol të shënuar në njërin nga aksionet e fundit të takimit.

Jose Gimenez shënoi golin e vetëm për Uruguajin duke shfrytëzuar një top në ajër të cilin me kokë e futi në rrjetë.

Në këtë grup, Rusia dhe Uruguaji kanë nga 3 pikë në ndeshjet e para, ndërsa Egjipti dhe Arabia janë pa asnjë pikë./Indeksonline/