21:34 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Robert Capa – Fotografi i guximshëm

Normandi, Franca e veriut. Është data 6 qershor e vitit 1944, dhe dielli po lind. Gazetari Raymond Daniell, i cili është i dërguari i gazetës amerikane “New York Times” në selinë e Forcave të ekspeditës aleate, rrëfen: “Pushtimi i Europës nga perëndimi filloi. Në dritën gri të një mëngjesi vere, Gjenerali i Përgjithshëm Duajt D.

Ajzenhauer dha urdhër për nisjen aksionit të forcave amerikane dhe britanike për çlirimin e kontinentit. E kryeson sulmin një grup i komanduar nga gjenerali anglez Bernard L. Montgomeri, që përfshin trupa amerikane, britanike dhe kanadeze”.Është e drejtë për t’u kujtuar, megjithatë, një burrë tjetër, i cili – edhe pse pa luftuar – ka fotografuar mëngjesin e 6 qershor 1944: ai është Robert Capa.

Fotografi kaloi disa ditë me ushtarë gjatë zbarkimit, i bindur në tezën se “në qoftë se fotografitë nuk janë të mira, kjo do të thotë se nuk ishin mjaft afër zbarkimit”, prandaj edhe e ndjek zbarkimin në frontin e parë. Shkrepjet fotografike janë mbi 70, por kur ato mbërrijnë në revistën “Life” – në nxitimin për të shkuar në shtyp – shumë prej tyre u dogjën në dhomën e errët. U ruajtën vetëm 11 fotografi, ku – në faqet e revistës së Henry Luce – ato hynë direkt në kujtesën kolektive mbi ngjarjet e zbarkimit të lirisë.