22:12 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / C E

Robin Krasniqi: Jetën e kisha dhënë të kisha qenë veç pak në vendin e Xhakës mbrëmë

Zvicra eliminoi Serbinë nga Kupa e Botës dhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin vendimtar në këtë triumf të helvetikëve.

Një moment të veçantë e ka marrë edhe guximi i Granitit kur u rrethua nga disa futbollistë serb.

E këtë e ka komentuar edhe kampioni i Botës në boks, Robin Krasniqi.

Ai përmes një lidhje direkte në Kanal 10 ka thënë se edhe jetën do ta jepte vetëm në një moment të ishte në vend të Granit Xhakës në mes të 10 serbëve. /IndeksOnline