11:43 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Robotët zëvendësojnë punonjësit, kujdesën për të moshuarit (Video)

Disa robetë, investim i Qeverisë Japoneze po zëvendësojnë punonjësit në një shtëpi të kujdesit për të moshuarit.

20 modele të ndryshme të robotëve janë duke u kujdesur për të moshuarit në shtëpinë e kujdesit ‘Shin-Tomi’ të Tokios, shkruan reuters, transmeton Indeksonline.

Sipas qeverisë japoneze, kjo po bëhet për të ndihmuar përballjen me një popullsi të moshuar dhe fuqisë punëtore në rënie.

Lejimi i robotëve për të ndihmuar në kujdesin për të moshuarit – një punë që zakonisht shihet si nevojë për shumë qytetar e kanë parë si ide jot ë mirë. Mirëpo, shumë japonez e shohin atë pozitivisht dhe robotët shumë miqësor e të dobishë.

“Këto robota janë të mrekullueshme,” tha 84-vjeçari Kazuko Yamada pas sesionit të stërvitjes me SoftBank Robotics Corp’s Pepper, i cili mund të mbajë dialogë të shkruar. “Shumë njerëz jetojnë vetëm këto ditë, dhe një robot mund të jetë një partner bisede për ta. Do ta bëjë jetën më të bukur” thuhet në shkrimin e robotit.

Qeveria japoneze ka financuar zhvillimin e robotëve të kujdesit të moshuar për të ndihmuar në plotësimin e një mungese të projektuar prej 380,000 punonjësve të specializuar deri në vitin 2025./Indeksonline/

Për të parë videon e robotëve duke u kujdesur për të moshuarit, klinkoni këtu.