13:12 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Roboti i ri japonez, i projektuar për t’u dashuruar

Japonezët kanë krijuar një robot të ri i cili është projektuar për t’u dashuruar. Roboti i quajtur Lovot, i krijuar nga Kaname Hayashi është një krijim i mbuluar me gëzof.

Roboti është projektuar për të krijuar lidhjen, bashkëvepron me përdoruesit me një palë sy të gjallë dhe zhurma të çrregullta.

Në kokën e tij është një kuti që përmban kamera dhe sensorë. Këta i lejojnë Lovotit të njohin tingujt, të identifikojnë njerëzit individualë dhe të dallojnë njerëzit dhe kafshët shtëpiake nga mobiliet duke përdorur vizion termik.

Nëse do ta ngucni robotin, ai do të qeshë me ju, dhe nëse do e mbani në prehër, ai do të bie në gjumë në prehërin tuaj.

Lovot madje peshon përafërsisht njëjtë si një foshnjë e njeriut, rreth 6.6 kilogramë./Indeksonline/