20:50 / E Premte, 10 Maj 2019

Roboti me peshë prej 75 kg, eci vet nëpër blloqe dhe në një shirit

Atlas quhet roboti i një instituti në Floridë të Shteteve të Bashkuara, që peshon 75 kilogramë dhe ka mundësi të ecë vet pa u dirigjuar.

Hulumtuesit në ‘Institute for Human & Machine Cognition’, e kanë mësuar këtë ‘humanoid’ që të ecë edhe nëpër shtigje të ngushta dhe të komplikuara, duke shfrytëzuar një algoritëm të planifikimit dhe perceptimit sikur të njeriut.

Në pamjet e shpërndara, shihet roboti teksa hedhë hapat me precizitet nëpër blloqe dhe në një shirit, i ndihmuar nga LIDAR që i ka në trup.

Sistemi i shfrytëzon pulset e laserit, që të matë hapësirën ku ndodhet, që të vendosë se ku duhet hedhur hapin, nëpër terrenin e ngushtë.

Krijuesit e robotit, që janë në fazat finale të kompletimit të tij, dëshirojnë ta dërgojnë në fushat me mina, që t’i gjej ku ndodhen dhe të mos ketë rrezik për njerëzit.