18:00 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Roboti u heq fëmijëve frikën nga vaksinimi

Prania dhe bashkëveprimi me një robot humanoid, të pajisur me inteligjencën artificiale, ka një fuqi efektive te fëmijët që i nënshtrohen vaksinimit.

Kjo metodë e eksperimentuar në qendrën shëndetësore italianë “Tacito” në Terni, u krye nga Marwa Larafa, e sapodiplomuar për infermieri në Universitetin e Perugias.

Studimi gjeti se përdorimi i robotit “lejoi fëmijët që të mos përqendroheshin në injektimin e vaksinës”.

Grupi në të cilin ky instrument u eksperimentua perceptonte më pak dhimbjen dhe ankthin sesa ata që nuk u ishte provokuar ndonjë lloj shpërqendrimi. /Indeksonline/