12:38 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rockets deklasojnë Warriors, fitojnë edhe Clippers

Një humbje e thellë për kampionët në fuqi të NBA.

Houston Rockets bënë një paraqitje fantastike duke arritur një fitore të madhe 107-86 përballë kampionëve në fuqi të NBA, Golden State ëarriors.Vetë rezultati tregon për superioritetin, të paktën në këtë përballje, të skuadrës teksane.

Të udhëhequr nga James Harden, që rezultoi më i miri mbi parket me 27 pikë, Rockets qëndruan gjatë gjithë kohës në kryesim, duke fituar tre nga katër periodat. Një ndeshje për t’u harruar nga ëarriors, që pa Stephen Curryn, që është i lënduar, nuk po gjejnë shkëlqimin e duhur.

Pas tri humbjeve radhazi, Denver Nuggets kthehen tek fitorja, duke triumfuar ndaj Atlanta Haëks me rezultat të thellë 138-93.

Ishin plot shtatë basketbollistë të Nuggets që arritën të shënonin pikë dyshifrore, me Hernangomez i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë, si koshashënuesi më i mirë i ekipit nga Kolorado.

Los Angeles Clippers thellon krizën e San Antonio Spurs, të cilët i mposhti me rezultat 117-111.

Paraqitje shumë e mirë e DeMar DeRozan, me 34 pikë, 5 asiste dhe 6 topa të kontrolluar poshtë koshit, por ish-lojtari i Toronto Raptors nuk pati ndihmën e mjaftueshme të shokëve të skuadrës për të shmangur humbjen.