21:43 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Rodrygo vazhdon kontratën me Real Madridin

Sulmuesi brazilian Rodrygo e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Real Madridit deri në vitin 2028, ka raportuar Marca, transmeton Indeksonline.

Rodrygo luajti një rol të madh në triumfin e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar gola të rëndësishëm kundër Chelseat në çerekfinale përpara se të shënonte një dygolësh të rëndësishëm kundër Manchester Cityt në fund të gjysmëfinales.

Në kontratën e re e cila pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, Rodrigo do të përfitoj edhe rritje të pagës.

Klauzola e lirimit për sulmuesin Brazilian raportohet se është 1 miliardë euro./Indeksonline/