14:55 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rojet kufitare kapin katër shqiptarë që donin të shkonin Angli, ishin fshehur brenda kutive të kartonit

4 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga rojet kufitare angleze, pasi donin të shkonin në Britani të Madhe. Ata qëndronin të fshehur në pjesën e pasme të furgonit, të fshehur brenda kutive prej kartoni.

Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Dover, në Calais para se të kalonte kapëcente Kanalin La Mansh, në pjesën britanike. Shqiptarët kishin paguar 700 euro secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, ku njëri nga personat është arrestuar.

Vladimir Tollumi, 39 vjeç, ishte një nga katër njerëz që trafikonin emigrantë të paligjshëm në Britani.

Tollumi ndodhej në Britani në mënyrë të ligjshme që prej 2004-s por tani ai përballet me dëbimin, pasi u dënua me 40 muaj burg javën që kaloi.

Prokurori i çështjes, Sarah Slater, i deklaroi gjykatës së Dover se kontrabandimi i katër shqiptarëve ishte bërë më 22 maj të vitit 2017.

“Rreth orës 5 të mëngjesit, në brigjet kufitare francize, një furgon që udhëtonte nga Frankfurti u ndalua nga forcat që kontrollojnë kufirin” – I tha gjukatës Sarah Slater. “|Shoferit iu kërkua të hapte pjesën e pasme të furgonit ku u gjetë brenda një kutie të madhe kartoni, 4 shqiptarët klandestinë që kishin për qëllim të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Tollumi u identifikua si një prej 4 kontrabandistëve dhe u ndalua kurse tre të tjerët u shpallën në kërkim”.

Tollumi u deklarua fajtor me akuzën e favorizimit të emigracionit të paligjshëm.

Hetimet zbuluan se para krimit, Tollumi kishte bërë qëllimisht përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij duke regjistruar telefona celularë dhe dokumente ligjore në adresa të rreme.

Megjithatë, qindra thirrje telefonike të bëra prej tij gjatë dhe rreth datës së krimit, së bashku me prova të tjera të zbuluara, e lidhën atë drejtpërdrejt me krimin.

Kontrabanda e njerëzve është një tregti e motivuar nga fitimi financiar, e cila prek njerëzit që janë të dëshpëruar. Zyrtarët tanë specializohen në shkatërrimin e këtij lloji krimi dhe nuk do të hezitojnë t’i sjellin përgjegjësit para gjykatave”–  tha prokurori i çështjes, Sarah Slater.

Avokati i Tollumit Edward Henry i tha një gjyqtarit se “Ky operacion ishte një dështim dhe për implikimin e klientit tim nuk ka prova”