16:46 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Roma afër talentit të Atalantas, ofron 25 milionë euro + Defrelin

Roma po punon me ngulm për të arritur të marrë shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar të Atalantës, Gianluca Mancini, i cili ka shkëlqyer në këtë fazë të parë të kampionatit, duke shënuar edhe 4 gola.

Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Mario Monchi ka marrë miratimin e mbrojtësit italian dhe tashmë po negocion me klubin e Atalantës, teksa ka treguar gatishmëri për të paguar 25 milionë euro për kartonin e Mancinit, si dhe për ta lënë lojtarin në Bergamo deri në fund të sezonit.

Gjithashtu, Monchi u ka ofruar drejtuesve të Atalantës edhe sulmuesin Defrel, i cili nuk bindi te Sampdoria dhe pritet të rikthehet te Roma, që disponon edhe kartonin e francezit.

Marrëdhëniet mes klubeve janë mjaft të mira, gjë që u dëshmua edhe me kalimin e Cristantes nga Atalanta te Roma gjatë merkatos së verës së kaluar, ndaj optimizmi rritet për përfundimin me sukses edhe të këtyre negociatave.