11:28 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roma do ta shesë Dzekon vetëm në shkëmbim me Icardin

Icardi nuk ka më vend në Inter.

Argjentinasit së fundmi iu mor edhe numri 9 i fanellës dhe iu dhurua transferit më të ri të Nerazurëve, Lukakut.

Destinacioni i mundshëm i Icardit mund të jetë Roma të cilët janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Siç është raportuar nga Gazzetta Dello Sport, Roma nuk do të pranojë më vetëm oferta për para për Edin Dzeko. Në vend të kësaj, ata do të kërkojnë një sulmues tjetër në kërkesë, konkretisht Mauro Icardi, përcjell Indeksonline.

Nuk është sekret që sulmuesi argjentinas është i destinuar të largohet nga Inter këtë verë. Sidoqoftë, ai e ka bërë të ditur se dëshiron vetëm një transferim te Juventus, gjë që e ndërlikon transferimin e Dzekos./Indeksonline/