23:29 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Roma edhe zyrtarisht në Champions, Lazio me një këmbë

Me humbjen e papritur të Interit në ‘Giuseppe Meazza’ ndaj Sassuolos, Roma është edhe matematikisht e kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Gjallorosët për momentin mbetën +4 pikë ndaj ekipit të Spalletit dhe ata tani kanë luksin edhe të humbasin dy ndeshjet e fundit kundër Juventusit dhe Sassuolos, sepse vendi i katërt është i sigurt.

Ndërkohë Inter është pothuajse me një këmbë jashtë garës, me Lazion e cila luan të dielën ndaj Crotones. E vetmja mundësi për Interin është nëse Lazio mposhtet apo barazon me Crotonen, pasiqë Lazio dhe Inter takohen në javën e fundit të Serie A, ku Inter do kualifikohej vetëm me një fitore në ‘Olimpico’./IndeksOnline/