Roma fillon kontaktet për transferimin e Higuain
Sulmuesi argjentinas mund të ndërrojë përsëri skuadër. Gonzalo Higuain nuk po arrin të gjejë qetësinë.
Brenda një viti argjentinasi ishte huazuar nga Juve te Milani, e më pas u largua nga kuqezinjtë drejt Chelseat, por as atje nuk e gjeti veten dhe është kthyer përsëri në Torino.Por Higuain nuk ka më vend në skuadrën kampione të Italisë dhe pritet të largohet sërish gjatë kësaj vere.
Corriere dello Sport raporton që është Roma ekipi i radhës që interesohet për argjentinasin dhe e kërkon atë në formë huazimi me të drejt blerjeje në fund të sezonit.
Roma është në kërkim të një sulmuesi pasi Edin Dzeko do të transferohet tek Interi dhe Higuain shihet si njeriu i duhur për fazën e sulmit.