10:32 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Roma i bën “diss” Juventusit për De Ligt, e merr një djalosh të zakonshëm

Roma është përforcuar edhe me një mbrojtës. Skuadra e kryeqytetit italian gjatë ditës do të prezantojë Gianluca Mancinin.

Mbrojtësi i Atalantës ka zbarkuar në ambientet e skuadrës ku do t’i nënshtrohet sot testeve mjekësore.

Mancini do të luaj në huazim për një vit te Roma, ndërsa Atalanta do të përfitojë 2 milionë euro.

Skuadra e Fonsecas ka të drejtën e blerjes për 19 milionë euro.

Mancini është 23 vjeçar, ndërsa ka gjatësi prej 1 metër e 94 centimetra./Indeksonline/