13:08 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Roma i shet Benficas një mbrojtës dhe i merr një talent

Agjenti i Bruno Peres ndodhet në Portugali dhe po bisedon për të mbyllur tratativat për kalimin e Peres tek Benfica.

Roma ka rënë dakort parimisht për huazim 6 mujor dhe me detyrim blerje në fund të sezonit për 9 milion euro +1 bonus.

Gjithashtu Monchi ka kërkuar në marrveshje të jetë edhe i riu Gedson Fernandes, që konsiderohet një ndër talentët më premtues në Portugali.

Ai është edhe pjesë e kombëtarëve së grup-moshave. Fernandes është 19 vjec dhe luan si mesfushor. Në fundjavë mund të mbyllet gjithcka nëse gjërat shkojnë sipas planit. /IndeksOnline/