19:56 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Roma ia bën punët “llugë” Milanit

Roma ka mposhtur Milanin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A të zhvilluar në “Olimpico”.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Edin Dzeko në minutën e 38-të të ndeshjes.

Rosonerët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 55-të me golin e Theo Hernandez.

Golin e fitores e shënoi Zaniolo në minutën e 58-të pas një pakujdesie në mbrojtje.

Me këtë fitore, Roma është në vendin e 6 me 13 pikë derisa Milani është në vendin e 12-të me 10 pikëve. /IndeksOnline/