20:03 / E Diele, 05 Mars 2023 / C E

Roma – Juventus, formacionet zyrtare

Roma dhe Juventusi do të zhvillojnë sonte derbin e javës së 25-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Olympico”, me fillim nga ora 20:45.

“Zonja e Vjetër” udhëton drejt kryeqytetit me një seri prej katër fitoreve radhazi, teksa romakët regjistruan humbje javën e kaluar, pasi u mposhtën nga Cremonese.

Roma renditet e pesta në tabelë me 44 pikë, kurse Juventusi është i shtati me 35 pikë.

Formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Matic, Cristante, Spinazzola; Pellegrini, Wijnaldum; Dybala

Juventus: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di María, Vlahovic.