20:09 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / B O

Roma “komandon” kryeqytetin, mposht Lazion

Roma e ka fituar derbin lokal ndaj Lazios.

Me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 13-të Roma ka mposhtur rivalët e Lazios në stadiumin ‘Olimpico’.

Të tre golat e kësaj përballje, u shënuan në pjesën e dytë.

Perotti në minutën e 49’ nga penalltia, dhe Nainggolan në minutën e 53’, shënuan për Romën.

Lazio në lojë e riktheu sulmuesi Immobile, kur shënoi nga penalltia në minutën e 72’.

Por, deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, dhe Romës i takoi derbi i kryeqytetit