75 Mall Live Search
07:35 / E Martë, 08 Gusht 2023 / AR

Roma mbushë arkën me paratë e Ibanezit

Mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez do t’u nënshtrohet testeve mjekësore me Al-Ahli të martën, pasi klubet ranë dakord për një marrëveshje me vlerë 33 milionë euro.

Kështu ai, tani do të jetë lojtari i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Roma do të ketë në pronësi edhe 20 për qind të kartonit të tij, në rast të një shitje në të ardhmen.

Nottingham Forest dhe Aston Villa gjithashtu kishin shfaqur interes për nënshkrimin e Ibanez.

Kujtojmë se edhe trajneri Jose Mourinho, mori oferta të shumta nga klubet arabe, por që i refuzoi dhe preferoi qëndrimin te Roma.