Roma nuk lejon befasi, e dërgon Milanin në shtëpi
Roma është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League.
Skuadra nga kryeqyteti italian, fitoi edhe ndeshjen e dytë çerkfinale ndaj Milanit me rezultat 2-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan IndeksOnline.
Gianluca Mancini hapi serinë e golave në minutën e 12-të.
Paula Dybala dyfishoi rezultatin në minutën e 22-të, duke e çuar Romën në pushim me epërsi prej dy golave.
Golin e nderit për Milanin e shënoi Matteo Gabia në minutën e 86-të.
Në gjysmëfinale Roma do të përballet me Leverkusenin e Granit Xhakës./IndeksOnline/