Roma pas mesfushorit të Real Madrid
Drejtori sportiv i Romës, Monchi po punon për të gjetur të rinj të talentuar që mund të përforcojnë mesfushën e Romës gjatë sezonit të ardhshëm. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport përveç shumë objektivave, ëndrra e madhe e drejtorit sportiv të klubit verdhekuq është Mateo Kovacic.
Nëse do t’i jepet shansi për ta transferuar Kovaçiç në Romë, Monchi do të bëjë gjithçka që ka në dorë pasi e pëlqen shumë lojtarin dhe ai do të ishte dhurata më e bukur e merkatos për tifozët verdhekuq.