15:40 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Roma po bëhet me super trajner!?

Skuadra e AS Roma mund të bëhet me super trajner gjatë këtyre ditëve.

E ardhmja e Paulo Fonseca-s është e pasigurt, sipas raporteve të shumta në Itali, dhe Massimiliano Allegri është përmendur si zëvendësuesi i tij i mundshëm, shkruan IndeksOnline.

‘Corriere’ pretendon se Allegri ka filluar të interesohet për t’i marrë shërbimet e Romës.

Ish-trajneri i Juventusit ishte duke pritur një ofertë nga Premierliga, nga klubi i Chelseat – por këta të fundit janë afër zyrtarizmit të trajnerit gjerman, Thomas Tuchel.

Roma gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 37 pikë në 19 xhiro./IndeksOnline/