08:56 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Roma siguron ‘Modricin’ e dytë

Që nga shitja e boshnjakut Miralem Pjanic, Romës i mungon një fantazist në mesfushë.

Drejtori sportiv Monchi, ka filluar të mendoj më herët për merkaton e verës duke negociuar me disa lojtarë.

Sipas ‘Calciomercatto’ , Roma është shumë afër blerjes së talentit kroat Ante Coric, mesfushori i Dinamo Zagrebit.

Roma thuhej se kishte arritur marrëveshje qysh nga muaji janar, ndërsa duket që tani Monchi ka një marrëveshje paraprake duke ofruar 12 milionë euro për të bindur skaudrën kroate. /IndeksOnline/