10:18 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Roma transferon yllin e Liverpoolit nëse Dzeko largohet?

Skuadra e Romës do ta ketë të vështirë ta mbaj në ekip Edin Dzekon.

Sulmuesi boshnjak po kërkohet me ngulmë nga Chelsea, e cila ka probleme të mëdha në repartin sulmues.

Sipas mediave italiane, në rast se Dzeko vendos për t’u transferuar në “Stamford Bridge”, Roma do të angazhohet për ta marrë në ekipi Daniel Sturridgen e Liverpoolit.

Sturridge në fillim të mini-afatit kishte kërkuar largimin nga ekipi i Jurgen Kloppit./IndeksOnline/