15:11 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Roma u dëmtua me një penallti, ja si ironizon klubi italian

Mbrëmë, Roma u dëmtua në fund të ndeshjes me ç’rast ekipi gjerman arriti një pikë falë një penalltie inekzistente.

Topi e goditi në fytyrë Chris Smallingun, ndërsa gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti.

Pas ndeshjes, llogaria zyrtare e Romës në Twitter ironizoi me penalltinë e akorduar, shkruan Indeksonline.

Në fotografinë e hudhur në Twitter shihej një tifoze romake shtatzënë, ndërsa mbishkrimi që iu bashkangjit fotografisë ishte epik.

“Edhe ky fëmijë në Olimpico mbrëmë mund ta shihte që nuk ishte penallti” – ishte mbishkrimi i ekipit italian./Indeksonline/