Romës i vije transferi i dytë, ky futbollist ia kishte bërë bajat vjet Juventusit

Jose Mourinho e ka siguruar edhe transferin e dytë në këtë afat kalimtar. Në aeroportin e Romës sot ka arritur futbollisti portugez, Sergio Oliveira.
Mesfushori i Portos ka arritur sot në mëngjes dhe gjatë ditës do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Porto.
29-vjeçari u transferua në një huazim për 2 milionë euro me të drejtë blerje të kartonit për 13 milionë euro.
Italianët e njohin mirë Oliveiran ngase i njëjti edicionin e kaluar kishte paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve në përballjen ndaj Juventusit, ndërsa i kishte shënuar edhe një gol fantastik./Indeksonline/