09:53 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ronaldinho “magjiku”, që po i mungon Barçës

Tipik brazilian, stil të vecantë dhe ëndrra për t’u ndjekur, ishte ky Ronaldinho që erdhi diku nga “hiçi” i Brazilit për t’u bërë një ndër më të paharrueshmit e futbollit.

Barcelona po kalon në formën më mesatare të mundshme viteve të fundit, e këmbët po ia prenë rikthimet në Champions League.

Por gjërat do ishin ndryshe sikur pranë Messit të “vetmuar” të ishte akoma Gaucho.

“Barcelonës po i mungon i madhi me topin, i thjeshti me bashkëlojtarët dhe i dashuri i publikut” , potencoi një tjetër yll i futbollit brazilian, Roberto Carlos.

Carlosi ishte kundërshtar i Barcelonës ndër vite, por duket që me t’u pensionuar, ai rivaliteti i madh është zbehur shumë, sa që kjo Barcelonë është bërë edhe për keqardhjen e tij, shkruan Indepediant, transmeton indeksonline.

Indeksonline ju sjell disa nga momentet më magjike të Ronaldinhos, në Barçë.