21:59 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ronaldinho nuk paguan borxhet, i konfiskohet pasaporta

Autoritetet braziliane kanë raportuar që kanë konfiskuar pasaportën e ish-futbollistit të famshëm Ronaldinho.

Arsyeja e këtij veprimi nga autoritetet është borxhi prej 8.5 milion euro i Ronaldinhos ndaj shtetit, transmeton Indeksonline.

Sipas ESPN Brazil në gjykatë i është konfiskuar pasaporta edhe vëllait të ish-futbollisti.

Për Ronaldinhon nuk është problem ky pasi që ka edhe nënshtetësinë spanjolle që nga viti 2007./Indeksonline/